Google ADS

Operacioni me 19 të arrestuar në Krujë, Lleshaj: Ka mbaruar historia e kanabisit

22:10 | 29 Gusht 2019
Trina Galanxhi

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar pas operacionit antidr ogë në Krujë, ndërsa thotë se historia e mbjelljes së kan abisit duhet konsideruar si një kapitull i “përfunduar”.

Policia e Shtetit arrestoi sot 19 persona dhe 7 të tjerë i shpalli në kërkim për kultivim të lëndëve nar kotike. Duke përshëndetur angazhimin e Policisë së Shtetit, Lleshaj pohon se e ardhmja e Shqipërisë është Europa dhe jo kanabisi.

Ministri Lleshaj në twitter:

Operacioni i madh policor kundër ka nabisit sot në Krujë është  një tjetër goditje e fortë që shpreh vullnet të palëkundur politik dhe kapacitete të plota operacionale. Për ata që ende s’e kanë kuptuar: ka mbaruar historia e k anabisit në Shqipëri. E ardhmja jonë janë vlerat evropiane. Jo kana bisi! Respekt për angazhimin e Policisë së Shtetit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme