Nënkryetari i PD, Edmond Spaho ka reaguar pas dorëheqjeve të drejtorëve rajonalë në Shkodër.
Në një status në Facebook, Spaho e quan një farse të kryeministrit Rama.
Statusi i Edmond Spahos
Shikoni cfare farse ne Shkoder, farse per te qeshur por me shume per te qare. Shtate drejtore drejtorish rajonale dorehiqen ne grup nga pyjet, mjedisi, mjekesia, arsimi, posta, energjia, bujqesia. Ne darke atyre ju shtua edhe drejtori i hetimit tatimor.
Kushdo qe e degjon fillon e mendon qe gjendja ne keto sektore ne Shkoder duhet te jete katastrofike. Sigurisht atje ka probleme por qe te terhiqen te gjithe ne grup eshte vertet e cuditeshme dhe fillon e germon per te mesuar shkaqet.
Dhe e dini cili eshte shkaku? Ka urdheruar Rama publikisht dje, ne mbledhjen e Kryesise te PS qe tja mbathin sepse ata nuk jane kerkund. Nuk jane kerkund jo ne fushen profesionale, por ne mbledhjen e votave per PS!
Po cfare pune ka administrata publike me votimet? Ata jane te depolitizuar, atyre ju ndalohet te marrin pjese ne aktivitete politike si drejtues institucionesh aq me teper ne aktivitete dhe fushata elektorale.
Ne te vertete nuk habitemi. Edi Rama nje nga armet e tij per te influencuar rezultatin zgjedhor ka perdorimin e administrates publike, kercenimin, trembjen e cdo punonjesi le pastaj drejtuesit e institucioneve. Ne rast se nuk arrijne objektivat zgjedhore te Rilindjes ne zgjedhjet e rradhes, ata qerohen nga puna. Ju kujtohet thirrja qe i beri policise ne zgjedhjet e pergjithshme te vitit 2017? Hiqni uniformat, tha Rama, dhe pas orarit te punes dilni e mblidhni vota per PS.
Rekomandimi i dyte, tek rekomandimet e rendesishme te raporteve te OSBE/ODIHR per zgjedhjet ne Shqiperi eshte marrja e masave urgjente per te garantuar paanshmerine e administrates publike gjate proceseve zgjedhore. Po me ke ta garantosh, te nderuar zoterinj te OSBE/ODIHR, me Edi Ramen? Ai nuk prapset ne angazhimin e krimineleve per te mbledhur vota e jo me me administraten publike qe e shikon si zgjatim te natyrshem te PS.
Mosperdorimi i administrates publike per mbledhjen e votave eshte nje nga kerkesat kryesore te opozites per te krijuar kushte per zgjedhje te lira e te ndershme dhe shembulli i Shkodres eshte rast skandaloz i cili tregon se ku eshte katandisur kjo administrate nen sundimin e Rilindjes dhe Edi Rames. Ata nuk konsederohen dhe nuk ju kerkohet llogari per sherbimin qe ju ofrojne qytetareve dhe zhvillimin e menaxhimin e sektoreve perkates por vleresohen dhe mbahen pergjegjes vetem se sa i sherbejne Rilindjes per qellime elektorale.
Rasti i Shkodres eshte nje thirrje me shume qe komuniteti nderkombetar ne Tirane te shikoje se cfare votimesh patem ne 30 Qershor, se si administrata publike me dru dhe me friken e largimit nga puna u dergua ne rrjesht te votoje dhe drejtuesit e institucioneve po largohen masivisht me arsyetimin se nuk kane arritur objektivat elektorale te Rilindjes. Hapur, pa droje, serbes sepse e shohin vehten si pronare te Shqiperise kurse administraten si skllever qe duhet te rropaten per ta.
Rasti i Shkodres eshte perqeshja e rradhes qe Rama i ben pese kerkesave baze qe BE-ja i ka vendosur Shqiperise per hapjen e negociatave. Nje prej kerkesave eshte krijimi i administrates publike, profesionale, ne sherbim te qytetareve dhe jashte ndikimeve dhe perdorimit politik.
Ne te vertete mesazhi qe Rama i dergon BE nga mbledhja e Kryesise te PS dhe nga Shkodra eshte qe nuk jam fare i shqetesuar per plotesimin e kritereve tuaja, mua me intereson qe administrata te plotesoje vetem nje kriter, ate qe te sigurojne me cdo mjet qe une te mbetem ne pushtet pavaresisht se Shqiperia shkon me vrap drejt gremines./sotnews/
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante