Portretizimi në bronz i legjendës së futbollit Fadil Vokrri ka nisur hapat e parë drejt jetësimit.
Ministria e Sportit, ka filluar të mërkurën procedurat për tenderim, për ndërtimin e shtatores së ikonës së futbollit kosovar dhe parkut me emrin e tij.
Ky investim u premtua se do të realizohej në njëvjetorin e vdekjes së ish-sulmuesit të Prishtinës, Partizanit e Fenerbahçes, janë ndarë edhe mjetet financiare. Por, ai nuk u bë.
problemi i vetëm është hapësira se ku do të vendoset tashmë obelisku i Vokrrit, për të cilën Ministria ka bërë kërkesë në komunën e Prishtinës.
Në këtë të fundit thanë përmes postës elektronike se janë në bisedime edhe me Federatën e Futbollit dhe se pas caktimit të lokacionit do të votohet në asamblenë komunale.
Shtëpia kosovare e futbollit e ka të qartë parcelën se ku do të duhej të realizohej ky projekt./klankosova
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren