LSI nuk përmbahet ndaj Ramës: Ky demagog i shplarë qelbi dynjanë me propagande

20:57 | 29 Gusht 2019
Trina Galanxhi

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka komentuar situatën në Shkodër, aty ku pas vendimit të kryesisë së PS-së, drejtorët burra kanë dhënë dorëheqjen.

Ai i cilëson këta të fundit si kastraveca në duart e Ramës.

Postimi i plotë

Drejtoret e Edi Rames hiqen e vihen ose thene ndryshe ngulen e shkulen si kastraveca nga shkollepaku. Se jane ata fajtoret qe zgjedh Edi Rama kandidate per faqe te zeze si Valdrin Pjetri. Drejtoret jane pra thjesht ushqim per midene politike dhe per damllane psikopatike te Edi Rames.

Çfarë administrate e pacipë është kjo?

Ku e ka pavarësinë nga politika?

Po portalet e famshme të punësimit që pataksën dynjanë, ku përfunduan?

Apo administrata është thjesht zorre qorre e Edi Ramës?

Ku janë kriteret e punësimit?

Ku është meritokracia?

A është zyra e partisë apo ligji dhe kriteret që punësojnë njerëzit?

Objektivat në punë dhe shërbimi ndaj qytetarëve, janë kriteri apo votat e mbledhura?’

Ky demagog i shplare qe moçalisht vegjeton si kryeminister qelbi dynjane me propagande per gjoja administraten e “ndritur” qe do te ngrinte pasi te merrte timonin dhe tepsine. E pame administraten e diskredituar, te korruptuar e te percudnuar te timonit dhe tepsise se kryeministrit. Kjo administrate e Edi Rames eshte atje thjesht shami per te fshire hundet dhe gjithshka, tjeter te tij dhe ska asnje lidhje me sherbimin ndaj qytetareve. Shkodra ishte shembulli me i qarte se si drejtoret shnderrohen ne kastraveca./sotnews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme