Google ADS

Turisti polak në gjendje të rëndë pasi rrëzohet në Theth, pritet ndërhyrje nga ajri

20:26 | 29 Gusht 2019
Arbresh.info

Një turist polak ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka rënë në vendin e quajtur Maja e Harapit në zonën e Thethit duke thyer të dyja këmbët.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme (rreth orës 18:30). Për shkak të terrenit të vështirë është e pa mundur ndërhyrja nga toka, ndërsa pritet shkuarja e një helikopteri për të bërë të mundur transportimin e tij në drejtim të spitalit të Shkodrës.

Kanë qenë banorët ata që kanë lajmëruar emergjencat. Për shkak të errësirës, ndërhyrja me helikopter në Theth është e vështirë./panorama.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme