Ylli i Liverpoolit, Virgil van Dijk ka fituar çmimin “Lojtari i Vitit” nga UEFA në eventin në Monaco mbrëmjen e sotme (e enjte) duke u bërë kështu mbrojtësi i parë që ngrit lartë këtë trofe.
Reprezentuesi i Holandës mposhti yjet si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi në garën për këtë çmim pas rolit të madh sezonin e kaluar te Liverpooli, i cili fitoi Ligën e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
https://twitter.com/ChampionsLeague/status/1167124419850002438
Në formë aspak befasuese, Ronaldo dhe Messi kanë dominuar në garën për këtë çmim që nga koha kur filloi në vitin 2011 teksa sulmuesi i Barcelonës e fitoi dy herë ndërsa Ronaldo tri herë.
https://twitter.com/caughtoffside/status/1167124390523363328
Franck Ribery ishte fitues në vitin 2013, ndërsa mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, e fitoi vitin e kaluar.
Megjithatë, Van Dijk është bërë mbrojtësi i parë në histori që siguron çmimin si lojtari më i mirë./arbresh.info/
Moti sot me diell dhe vranësira
Kurti mbledh sot ministrat
Përpara duelit me Serbinë, Zvicra e fokusuar vetëm në futbol...
Marina shuan pretendimet se është ndarë me Getin
E konsumojnë edhe sportistët e njohur, dobitë shëndetësore q...
Sa shumë gjumë është shumë, pse nuk duhet të flini tepër?