Barcelona ka mohuar raportet se ka arritur një marrëveshje për rikthimin e Neymar në Camp Nou.
Sky Italia raportoi në fillim të kësaj dite (e enjte) se transferimi i shumëpritur është afër finalizimit, por kampioni spanjoll insiston se ende nuk ka marrëveshje rreth tyre, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga Mundo Deportivo, gjiganti katalunas u ka thënë gazetarëve se raportet ishin “të pavërteta” sepse Barcelona nuk mund të përfshijë Ousmane Dembelen si pjesë të kësaj marrëveshje.
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dhe homologu i tij te PSG, Nasser Al Khelaifi, janë në Monaco aktualisht për shortin në fazën e grupeve në UEFA Ligë të Kampionëve.
Dy klubet kanë qenë që një kohë të gjatë në bisedime në lidhje me 27 vjeçarin, i cili u largua nga Barcelona për kalim te PSG dy vite më parë për 222 milionë euro.
Reprezentuesi brazilian është stërvitur me bashkëlojtarët e tij në Paris së fundmi./arbresh.info/
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty