Policia e Kosovës ka arrestuar personin që para disa muajsh plagosi Met Elshanin.
Bëhet fjalë për Adhurim Lepajën, që Policia e Kosovës e kishin arrestuar tek një frizer në rrugën e UÇK-së në kryeqytet, shkruan arbresh.info.
Përpos tij, PK-ja ka arrestuar edhe Dardan Krasniqin, i cili qe një kohë ishte në arrati.
Ndryshe, më datën 17 Maj të këtij viti, ishte plagosur menaxheri i label-it ‘On Records’, Met Elshani.
Reagimi i shpejtë i Policisë së Kosovës, kishte bërë që katër të dyshuarit lidhur me ngjarjen të arrestohen disa minuta pas plagosjes në lagjen Lakrishtë të Prishtinës, përderisa ishin në një taksi duke shkuar për në Fushë-Kosovë.
Pasi kishin parë policinë, të dyshuarit kishin provuar të ikin përsëri por plani iu kishte dështuar.
Adhurimi ishte person i njohur për Policinë e Kosovës, pasi që dyshohej edhe për vepra të tjera kriminale.
Në një foto, Adhurimi shihet me një femër, duke pushuar në një park të Prishtinës.
Fotoja është postuar në ‘story’ të rrjetit social Instagram.
“I kom do shokë kriminela… Me kqyr ashtu ata që e kan knu kangën ky djem i ka krejt hahaha”, thuhet në mbishkrimin e fotografisë të postuar nga vajza në fjalë.
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...