Google ADS

Molliqaj thotë se ia ka marrë Kurtit njeriun më të votuar në Gjilan

17:11 | 29 Gusht 2019
Arbresh.info

Sekretari i Përgjithshëm së PSD’së, Dardan Molliqaj, ka treguar sot se partisë së tij i është bashkuar asamblisti i Vetëvendosjes në Gjilan, Xhelal Hajrullahu.

Molliqaj ka thënë se Hajrullahu ka qenë asamblisti më i votuar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Gjilanit.

Sipas tij këto anëtarësime do t’i sjellin koalicionit PSD-AAK, fitoren në zgjedhjet e 6 tetorit.

Njoftimi i plotë i Dardan Molliqajt:

Xhelal Hajrullahu, asambleisti më i votuar i VV-së në Gjilan, sot u bashkua me ne.

Ishim bashkë në përpjekjet tona për një Kosovë më të mirë. Jemi ribashkuar për t’i REALIZUAR ato përpjekje.

Anëtarësimet e shumta në PSD gjithandej Kosovës, po e konfirmojnë Koalicionin Fitues.

100% për Kosovën!

100% për njerëzit!

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme