Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka treguar se do të takohet me një numër të madh të zyrtarëve nëpër shtete të ndryshme të botës përgjatë muajit shtator.
Ai ka thënë se do të realizojë edhe një vizitë në Vatikan, për të kërkuar që ky shtet të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.
“Do të shkojë gjithashtu në Vatikan për t’iu kërkuar që të mos ta njohin Kosovën”, ka thënë Vucic, shkruan ‘vesti-online”.
Kreu i shtetit serb ka folur edhe për ofensivën diplomatike për të cilën ka folur sot kryeministrja serbe, Brnabiq, duke treguar se do të takohet me 15 apo 20 burrështetas, dhe se do t’i drejtohet Asamblesë Gjenerale të Këshillit të Sigurimit.
Brnabiq ka treguar se në shtator do të udhëtojë për në Gjermani ku do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Nuk dihet nëse në këtë takim do të flasin edhe për problemin me Kosovë-Serbi.
Megjithatë kryeministrja serbe bashkë me Vuçiqin kanë paralajmëruar një fundvit të vështirë për Serbinë./GazetaExpress/
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës