Pretendimet të LDK-së dhe Vetëvendosjes për shkarkimin e presidentit Hashim Thaçi, mbeten vetëm pretendime.
Përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, menjëherë pas shpalljes së kandidatëve të tyre për kryemimnsitër në zgjedhjet e parakohshme, kanë paralajmëruar se do ta shkarkojnë presidentin Hashim Thaçi nga psoti i tij sapo të vijnë në Qeveri.
Mirëpo, ky do të mbetet thjeshtë vetëm pretendim i tyre dhe asgjë më shumë.
Ehat Miftaraj nga Institui kosovar për Drejtësi, ka thënë se Presidentin mund ta shkarkojë vetëm Gjykata Kushtetuese nëse gjen shkelje kushtuese.
Instituti kosovar për Drejtësi, Ehat Miftaraj
Postimi i plotë i Ehat Miftarajt pa ndërhyrje:
Nje keshille pa pare per krejt ata qe po bejne fushate populiste:
Presidenti i Republikes ne baze te Kushtetutes, shkarkohet vetem nese Gjykata Kushtetuese e konstaton se i njejti ka kryer shkelje kushtetuese; dhe nese Presidenti i Republikes ka rrshit (medemek kur te lun ne kry) edhe me kusht qe nje komision i mjekeve e konstaton se tipi ka rrshit.
Keshtu qe nese doni me marr naj vote, kallxoni dicka te kapshme, dicka praktike, te zbatueshme.
Mu po me vjen marre per Juve.
Bukuritë vjeshtore në parkun natyrorë të Qafshtamës, Kumbaro...
I dërguari i SHBA-së mbërrin në Bejrut, Libani e Hezbollahu ...
Libani e Hezbollahu pranojnë propozimin për armëpushim
Këto janë zonat ku sot do të ketë intervenime nga KRU “Prish...
Raportohet se Putini e ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Picula i drejtpërdrejt: Serbia merr fonde rekord nga BE, por...