Një tjetër zjarr masiv në afërsi të Delvinës ka përfshirë qindra ha kullotë, pemë frutore në të dy bashkitë Delvinë dhe Finiq. Pak minuta më parë zjarri ka hyrë në fshatin Kardhikaq përgjatë rrugës së vjetër Qafa e Muzinës – Delvinë.
Deri më tani Konfirmohen 3 shtëpi dy katëshe të djegura, banorët e dy prej të cilave nuk gjenden në fshat.
Shumica e banorëve janë emigrantë dhe forcat për të penguar përparimin e flakëve janë minimale. Në drejtim të fshatit janë nisur disa zjarrfikëse nga Saranda e Delvina.
Zjarrfikësit thonë se ndërhyrja po bëhet shumë e vështirë nga era dhe tymi./tch/
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë