Qindra punëtorë të kompanisë “Apple” në disa vende të Evropës, të cilët ishin punësuar për t’i kontrolluar incizimet e Siri-t për ndonjë gabim të mundshëm, i kanë humbur vendet e punës pasi kompania këtë muaj njoftoi se do ta ndërpresë programin.
Më shumë se 300 punëtorëve nuk u është vazhduar kontrata në Cork, sipas të dhënave të ish-punëtorëve. Besohet se qindra të tjerë janë përjashtuar nga puna në shtete të tjera të Evropës.
Stafi ka qenë në pushim me pagesë nga 2 gushti, pikërisht dita kur Apple njoftoi për ndërprerjen e programit. Zyrtarët e saj e arsyetuan këtë veprim me rishikimin e tërësishëm të tij.
Punëtorët e angazhuar përmes firmave të ndryshme kontraktuese u dërguan në shtëpi javën e kaluar dhe atyre u thanë se puna për ta ka mbaruar për shkak të problemeve teknike.
Punëtorët e larguar nga puna janë shprehur të zemëruar për vendimin e paparalajmëruar të kompanisë.
“Apple ka rekrutuar punëtorë përmes kompanive blerëse në Irlandë dhe nuk merr kurrfarë përgjegjësie për këtë proces dhe trajtimin e tyre në punë”, tha një person i larguar nga puna, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Greqi, greva “paralizon” trafikun detar për të tretën ditë r...
Norvegjia rrit moshën minimale të fëmijëve të lejuar në rrje...
Publikohet formacioni i javës së tretë në Champions League
Sllovenia anulon referendumin për centralin e ri bërthamor
Tiranë, KQZ miraton rregullat për regjistrimin e zgjedhësve ...
Beqa i PDK-së e pyeti nëse kishte marrë leje nga Dejona Miha...