Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora mori vëmendjen me një mini fustan argjendi, ndërsa ishte në lansimin e kampanjës së re në bashkëpunim me kompaninë e njohur gjermane “Deichmann Shoe”, në Berlin të mërkurën.
Këngëtarja britanike, 28 vjeçe, tregoi figurën e saj të pabesueshme me fustanin e shkurtër, ndërsa vuri në pah kofshët e saj, shkruan DailyMail.
Teksa ajo u drejtua për në këtë ngjarje, Rita siguroi që të ishin të gjithë sytë te fustani i saj i argjendtë me një front reflektues, të kombinuar me çizme të gjata.
Krijuesja e hitit “Hot Right Now” dukej edhe më tërheqëse me pamjen e saj prej bionde me kaçurrela.
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...