Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka përmendur emrat e 10 deputetëve aktual të PSD-së që do të jenë kandidatë edhe për legjislaturën e ardhshme.
Ahmeti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, nuk ka përmendur emrat e Fisnik Ismailit dhe Frashër Krasniqit si kandidat të mundshëm për deputetë edhe pse ka thënë se u ka propozuar të gjithëve të garojnë në zgjedhje.
Ndërsa ish deputeti i kësaj partie, Frashër Krasniqi, në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë se është në listë të kandidatëve për deputetë.
“Po kam me qenë në listë të kandidatëve. Ka qenë gabim teknik mospërmendja”, ka thënë Krasniqi.
Ndryshe kryetari i PSD-së ka thënë se brenda javës së ardhshme PSD do të prezantojë edhe aderime të reja të disa kandidatëve që kanë qenë në politikë e disa tjerëve që nuk kanë qenë të përfshirë në politikë.
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës