Pak orë pas takimit mes liderëve Isa Mustafa e Albin Kurti, rreth bisedimeve të dy partive, ka folur shefi i shtabit zgjedhor dhe nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri.
Haziri tha se bashkimi mes LDK’së dhe VV’së po ndodhë dhe se është i mundur koalicioni parazgjedhor mes tyre.
Ai, ka thënë se duan ta ndajnë suksesin me ata qe besojnë në ndryshimin e vendit.
Haziri tha se për çështje të tjera janë pajtuar, ndërsa tash diskutimet janë rreth mandatarit, por përsëriti që LDK’ja e ka kandidaten e vetë.
“Me nda suksesin me ata që besojnë dhe janë në vija të njëjta për me ndyshu Kosovën. “Ne kemi takime edhe nivele të larta edhe grupe punuese. Në politika sektoriale i kemi definu dhe jemi pajtu, nuk ka dallime. Tash jemi duke punu në politika kadrovike. LDK e ka kandidaten e vet”, tha shefi i shtabit zgjedhor. ”, tha ai.
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës