Vedat Muriqi, Bersant Celina, Florent Muslija e Atdhe Nuhiu kanë shënuar gola në javët e fundit me ekipet e tyre. Statistikat e tyre japin siguri para ndeshjeve të shtatorit ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë, në kualifikimet e Euro 2020.
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do t’ju hyjë mjaft e hendikepuar ndeshjeve të shtatorit, në kualifikimet e “Euro 2020”.
Hekuran Kryeziu, Arbër Zeneli, Milot Rashica e Herolind Shala do të jenë mungesa të mëdha për “Dardanët” për duelet e rëndësishme ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë.
Mirëpo, tek “Dardanët” nuk është gjithçka zi.
Në fakt, sulmuesit që do t’i ketë në dispozicion trajneri Bernard Challandes, në javët e fundit po shfaqin formë të shkëlqyeshme dhe nuk po iu mungojnë golat.
Pa dyshim, Vedat Muriqi është lojtari në më formë i sulmit.
Pasi shkëlqeu në fazën përgatitore me Fenerbahçen duke realizuar tre gola në ndeshje miqësore, sulmuesi prizrenas e nisi për mrekulli edhe kampionatin turk.
Muriqi shënoi dy gola në dy ndeshjet e para të sezonit në Superligën turke, ndaj Gaziantepit dhe Basaksehirit duke dhënë siguri për ndeshjet e Kosovës më 7 e 10 shtator.
https://www.youtube.com/watch?v=z3MNh8n9jDU
Ndërkaq, formë solide po shfaq edhe Bersant Celina.
Ylli kosovar, krahas asistimeve, po shënon edhe gola me Swansea Cityn në ligën e dytë angleze.
Ai realizoi gol të bukur javën e kaluar në duel Birminghamin, por edhe ndaj Queens Park Rangers
Së fundmi, golin e gjeti edhe sulmuesi Atdhe Nuhiu, i cili shënoi në fitoren e Sheffieldit ndaj Rotterhamit në Kupën e Ligës.
E formën e mirë po e vazhdon edhe këtë sezon edhe prurja e re e Kosovës, Florent Muslija.
https://www.youtube.com/watch?v=gNm-xHpQZXs
Sulmuesi i ri kosovar shënoi javën e kaluar në fitoren e Hannoverit ndaj Wehenit në ligën e dytë gjermane.
Këto statistika japin shpresa që Kosova mund të kalojë mirë në përballjet e shtatorit, përkundër mungesave të rëndësishme.
https://www.youtube.com/watch?v=erwJLs7i_hg
“Dardanët” do ta presin Republikën Çeke në stadiumin “Fadil Vokrri” më 7 shtator, ndërsa më 10 të muajit tjetër do të jenë mysafirë të Anglisë.
Momentalisht, Grupit A i prijnë Anglia e Çekia me nga 6 pikë, kurse Kosova është e treta me 5. /Gazeta Express/
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...