Pak çaste më parë Prokuroria e Shtetit ka publikuar raportin 24 orësh në të cilin njofton opinionin se në 7 shtatë prokurorit e Kosovës gjithsej janë ngritur tetëdhjetepesë aktakuza kundër 100 personave për vepra të ndryshme penale.
Raporti i plotë i Prokurorisë:
Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetepesë (85) aktakuza kundër njëqind (100) personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë njëzetegjashtë (26) persona, si dhe janë bërë trembëdhjetë (13) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetëmbëdhjetë (18) personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorëve kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar. Gjatë periudhës 24 orësh, me urdhër të prokurorit kujdestar janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit për shtatë (7) persona. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dyzetë e nëntë (49) aktakuza kundër pesëdhjetë e gjashtë (56) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) të pandehur, pasi në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Kanosje” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Po ashtu, janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, në dy raste të ndara.
Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona për vepra të ndryshme penale, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit të një (1) personi. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur gjashtë (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj shtatë (7) personave të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona për vepra të ndryshme penale, po ashtu janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.
Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
Prokuroritë | Aktakuzat – personat | Ndalimet | Paraburgimet kërkesat-personat | Bastisjet | Sekuestrimet |
Prokuroria Speciale | / | / | / | / | / |
Prishtinë | 49 – 56 | 4 | 3 – 7 | / | / |
Prizren | 17 – 20 | 2 | 2 – 2 | / | / |
Pejë | 4 – 4 | 3 | 1 – 1 | / | / |
Gjilan | / | 1 | 6 – 7 | / | / |
Gjakovë | 5 – 7 | 5 | / | / | / |
Mitrovicë | 3 -3 | / | / | / | / |
Ferizaj | 7 – 10 | 11 | 1 – 1 | / | / |
Totali | 85 – 100 | 26 | 13 – 18 | / | / |
///////////////////////
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda; gjatë periudhës 24 orësh, me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar dhe atë: tre (3) persona për veprën penale:” Grabitje ”dhe një (1) rast me një (1) person për veprat penale :”Vrasje e rëndë në tentativë ”,”Armëmbajtje pa leje ”,”Blerje ,posedim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve”
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprën penale “Dhunë në familje”
Një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona për veprën penale “Ofrim i lokaleve për prostitucion” dhe “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”
Një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona për veprën penale “Ofrim i lokaleve për prostitucion” dhe “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dyzetenëntë (49) aktakuza kundër pesëdhjetë e gjashtë (56) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë për një (1) person ,për veprën penale “Blerje ,posedim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve”
Një (1) aktakuzë për një (1) person ,për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”,
Një (1) aktakuzë për një (1) person ,për veprën penale “Sulm seksual”
Nëntë (9) aktakuza për nëntë (9) persona, për veprën penale “Vjedhje”
Një (1) aktakuzë për një (1) person ,për veprën penale” Rrezikim i trafikut”
Një (1) aktakuzë për një (1) person ,për veprën penale “Falsifikim”
Katër (4) aktakuza për gjashtë (6) persona ,për veprën penale “Sulm”
Dy (2) aktakuza për dy (2) persona ,për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”
Njëmbëdhjetë (11) aktakuza për pesëmbëdhjetë (15) persona ,për veprën penal” Lëndim i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë për një (1) person ,për veprën penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme”
Një (1) aktakuzë për një (1) person ,për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”
Tri (3) aktakuza për tre (3) persona ,për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Dy (2) aktakuza për dy (2) persona ,për veprën penale” Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”
Një (1) aktakuzë për një (1) person ,për veprën penale” Dhunë në Familje”
Katër (4) aktakuza për katër (4) person, për veprën “Vjedhje e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë për një (1) person, për veprën “Vjedhje e shërbimeve komunale”
Një (1) aktakuzë për një (1) person, për veprën “ Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin”
Dy (2) aktakuza për dy (2) persona ,për veprën penale “Ngacmimi”
Dy (2) aktakuza për tre (3) persona, për veprat penale “Keqpërdorim i besimit “
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Kanosje” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Prizren, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për një (1) person për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi” sipas KPRK-së.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KRPK-së.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mbajtja në pronësu, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”;
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Në Departamentin e Përgjithshëm gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar tre (3) persona për vepra të ndryshme penale.
Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”, personi i dytë është ndaluar për veprën penale “Shmangia nga tatimi”, si dhe personi i tretë është ndaluar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “lëndim i lehtë trupor”.
Kërkesë për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria e Pejës ka bërë një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit të një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjashtë (4) aktakuza kundër katër (4) personave për rastet si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Vjedhja e shërbimeve”.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Vjedhje’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj shtatë (7) personave të dyshuar.
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur dy (2) kërkesa, ndaj dy (2) personave, ndaj njërit për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Kanosje’’, ndërsa ndaj tjetrit për veprat penale ‘’Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.
Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur katër (4) kërkesa, ndaj pesë (5) personave. Një kërkesë për një person me dyshimin e veprës penale ‘’Ndotja e ujit të pijshëm’’, dy kërkesa për dy persona, për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ dhe një kërkesë për dy persona për veprën penale ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar pesë (5) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim Trupor”.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i Lehtë Trupor”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e Shërbimeve”.
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i Lehtë Trupor” dhe “ Sulmi”.
Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve komunale“;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge “.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, në tri raste të ndara. Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi seksual” sipas KPRK-së
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tetë (8) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vjedhje pylli”, dhe dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër nëntë (9) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli”./Arbresh.info/
BE paralajmëron mbështetësit e Rusisë
Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra t...
Granti prej 100 mijë eurosh, LDK dorëzon kallëzim penal ndaj...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...