Google ADS

OJQ-të kërkojnë që të vdekurit të largohen nga listat e votueseve

11:44 | 29 Gusht 2019
Arbresh.info

Koalicioni i OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” ka kërkuar që nga listat zgjedhore të largohen personat që kanë ndërruar jetë.

Ismet Kryeziu, drejtor i KDI-së ka thënë se pastrimi i listave nuk ka ndodhur për shume arsye.

“Shoqëria jone nuk ka arritur mjaftueshëm që për shkak të shumë arsyeve të pastroj listat. Lista e pastër e votueseve do të garantonte që të mos ketë në të persona të vdekur”, ka thënë ai.

E sipas tij, vet qytetarët duhet të raportojnë rastet kur shohin në lista persona që kanë vdekur.

“Edhe qytetarët mund të ndikojnë ne pastrimin e listave duke lajmëruar rastet kur në to shohin familjare që tashmë nuk janë në jetë e gjenden në listat e votimit”, ka thënë ai.

Kryeziu ka shtuar se në pastrimin e listave mund të kontribuojnë qytetarët deri në pjesën e parë të shtatorit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme