Isco e mbajti të fikur telefonin tërë verën, vetëm e vetëm që të mbetej në Real Madrid

10:54 | 29 Gusht 2019
L G

Isco ka qëndruar i fshehur gjatë gjithë verës, në përpjekje për të qëndruar në Real Madrid.

E ardhmja e mesfushorit të Spanjës nuk ishte e sigurt në Santiago Bernabeu, pasi nuk dëshirohej në klub gjatë sezonit të fundit, por me rikthimin e Zinedine Zidanit gjërat kishin nisur të ndryshonin.

Isco i kishte informuar drejtuesit e Madridit në fund të sezonit të kaluar se nuk ishte i gatshëm të largohej nga klubi në asnjë rrethanë dhe madje shkoi edhe më larg me veprimet e tij për ta siguruar qëndrimin në kryeqytetin spanjoll.

Sipas MARCA, Isco e kishte mbajtur të fikur telefonin gjatë gjithë verës dhe se do ta mbajë të tillë derisa të mbyllet afati kalimtar i verës më 2 shtator.

Disa klube kanë shfaqur interesim për të, por spanjolli ia kishte bërë me dije klubit me kohë se do të refuzojë të dijë për çfarëdo oferte nga klubet e tjera.

Zidane është adhurues i madh i Iscos dhe thuhet se e ka siguruar mesfushorin se do t’i japë atij rol të rëndësishëm në fushë këtë sezon.

27-vjeçari i zhvilloi vetëm tri ndeshje të plota sezonin e kaluar dhe pritet të luajë më rregullisht këtë sezon, falë kthimit të Zidanit në stol. /Gazeta Express/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme