OBRM-PDUKM: Ruskovska ta ftojë Zaevin që të jap dëshmi për rastin “Haraçi”

10:43 | 29 Gusht 2019
A. B.

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM kërkojnë nga prokurorja Vilma Ruskovska që ta thirr kryeministrin Zaev që të jap dëshmi për rastin “Haraçi”.

“Vilma Ruskovska nuk e ka thirr Zoran Zaevin për ta marrë në pyetje për përfshirjen e tij në rastin “Haraçi”, edhe pse është përmendur deri në dëshmitë mbledhura.

Për Vilma Ruskovskën vlejnë dy standarde. Dëshmia e dëshmitarit para tre muajve dhe ishte e mjaftueshme që të akuzojë Mitko Çavkovin dhe personat tjerë me të ashtuquajturën terrorizëm, ndërsa tani Ruskovska kur bëhet fjalë për Zoran Zaevin i cili duhet të gjendet në bankën e prokurorisë hesht, po e shtyn hetimin dhe asgjë s’po ndërmerr”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga atje thonë Vilma Ruskovska në vend që të ngadalësoj hetimin dhe të mbroj politikanët e pushtetit, duhet të thirr Zoran Zaevin që të jap dëshmi dhe të hetoj se pse ai i ka thënë Zoki Kiçeecit se janë paraqitur dhe se kundër tyre po kryen hetime.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme