Deda: PDK mund të na befasojë prapë me 30 gusht, kur të deklarohen koalicionet parazgjedhore

10:01 | 29 Gusht 2019
L G

Ish-deputeti i pavarur, Ilir Deda thotë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të na befasoj përsëri ditën kur do të deklarohet koalicioni parazgjedhor.

Sipas Dedës, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (VV) po harrojnë që nuk janë në garë vetëm.

Deda përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ndryshimi me 6 tetor ndodhë vetëm nëse në një listë janë edhe Vjosa edhe Albini. Ndryshe sipas tij nëse LDK e VV dalin të ndara në zgjedhje, të gjithë po e shohim potencialin dëmtues të akuzave të ndërsjella (që do të intesifikohen pas 30 gushtit) dhe që do të rezultonin me dalje më të ulët në zgjedhje të njerëzve që janë për ndryshim./Arbresh.info

Postimi i Plotë i tij:

https://www.facebook.com/ideda/posts/10157331818245871

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme