Google ADS

Mërgimtari dëshpërohet nga investimi në Kosovë, flet për padrejtësitë

09:57 | 29 Gusht 2019
M. A.

Hysen Rrustemi, bashkatdhetar nga komuna e Skenderajt, ka ardhur nga kurbeti dhe ka investuar rreth 70 mijë euro në Kosovë për të hapur një kompani të autobusëve për nevojat e rreth pesë mijë banorëve të Skenderajt duke ua mundësuar linjat e transportit Skenderaj Istog dhe Prishtinë me një pagesë vetëm 2.5 euro. Por, atij iu refuzua kërkesa nga Ministra e Infrastrukturës.

Ai, së bashku me disa banorë të Skenderajt kanë dalë për të protestuar sot para Ministrisë së Infrastrukturës duke kërkuar lejimin e linjave në këto qytete.

Në një intervistë për Arbresh.info Rrustemi ka treguar se si para tre viteve i është premtuar që do ti lejohen një linjë  e tillë duke u stimuluar që të investoj rreth 70 mijë euro ndërsa sot nuk ia japin tenderin për t’i mbuluar këto vija të qarkullimit.

“Vetëm manipulime të vetë shtetit dhe vetë ligjit. Ma kthejnë përgjigjen që këto rrugë janë të mbuluara. Si është e mundur kur vetë shteti hap tender për këto rrugë dhe pastaj thonë janë të mbuluar”

“Jam shumë i zhgënjyer se unë desha t’ju bëjë mirë popullit tim që të mos ikin në kurbet po të vijnë në Prishtinë të studiojnë”/Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme