Disa gjëra që një burrë nuk do t’ia rrëfente kurrë një gruaje

01:33 | 29 Gusht 2019
Trina Galanxhi

Thonë që çdo grua ka mbanë një mister brenda vetës.

Por, çka për meshkujt? Ata po ashtu kanë sekrete që ne vajzat nuk mund të i dimë kurrë.

Këtu gjeni një listë të gjërave që një burrë kurrë nuk do t’ia thotë, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.

“Ne i duam vajzat me vetëbesim”

Burrat i perceptojnë gratë ashtu siç e perceptojnë vetën e tyre. Kjo është arsyeja se pse një burrë do të zgjedh një vajzë karizmatike dhe me vetëbesim, sesa një vajzë të bukur e modele. Është e vështirë të besohet, por vetëbesimi e bënë një femër shumë më tërheqëse fizikisht.

“Si dukesh është e rëndësishme për mua”

Burrave nuk ju intereson se nëse e dashura e tyre vishet në mënyrën më me stil. Të gjithë prej dëshirojnë të i shohin të dashurat të veshura në një mënyrë që jep një imazsh edhe elegant edhe “sexy” por jo në mënyrën vulgare.

“Nuk di se si ta bëjë”

“Të jesh burrë” në sytë e një gruaje është shumë e rëndësishme për ta. Ja pse ata marrin çfarëdo pune, madje edhe kur e dinë që nuk mund të ia dalin.

“S’mundem ta përballojë”

Meshkujt gjithmonë janë në konkurrencë, dhe kjo nuk është më sekret. Kur janë në ndonjë bar me shoqëri ata krahasojnë vetën e tyre me shokët dhe e urrejnë të pranojnë që kanë dështuar diku apo në diçka. Për këtë arsye, një burrë nuk mund të i thotë të dashurës që nuk mund të përballoj diçka.

“Jam xheloz”

Meshkujt nuk janë ndër ata që i ndajnë ndjenjat, dhe kur shohin të dashurat e tyre duke flirtuar me dikë tjetër atë nuk japin asnjë emocion. Besoni, brenda vetës ai është duke ‘luftuar’ me atë person.

“Na pëlqejnë komplimentet”

Ata nuk e pranojnë, por kanë dëshirë të dëgjojnë komplimente nga të ashurat e tyre. Ata dëshirojnë fjalë dashurie dhe ngrohtësie, njëjtë sikur ne femrat dhe këto gjëra të vogla mund të ndryshojnë gjithçka.

“Na pëlqejnë produktet e femrave”

Po, kjo është e vërtet sado të habitur që jeni. Nëse një burrë ka lëkurë të butë dhe thonjë të lëmuar, nënkupton që ai kujdeset për vetën e tij, dhe kjo i pëlqen grave.

“Jam i frikësuar”

Një burrë, nuk duhet të flet për gjërat që e frikësojnë, apo jo? Por. Çdo kush ka fobit e tyre, madje edhe burrat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme