Shenjat më xheloze të horoskopit

01:15 | 29 Gusht 2019
Trina Galanxhi

Gaforrja

 

Gaforret mund të jenë po aq xheloze sa shenjat e tjera të ujit (peshqit dhe akrepi), ata thjesht nuk e shfaqin menjëherë. Si fillim, kërkojnë siguri në një marrëdhënie pasi janë të sensitive, delikate, të dhëna mbas shtëpisë ashtu si gaforret që fshihen nën guaskë. Nëse partneri juaj është një gaforre, ka nevoja për pak inkurajim që të hapet me ju rreth mënyrës se si ndihet, kështu që sigurohuni t’i jepni hapësirën për ta bërë këtë gjë. Sigurohuni gjithashtu t’u jepni vëmendje dhe përkushtim, përndryshe do të ndihen vulnerabël ndaj jush.

 

Luani

 

Sipas astrologes së njohur Drew Alen, Luani është një shenjë shumë besnike në dashuri dhe ka nevojë të dijë që partneri i tij është po aq besnik. Meqenëse vëmendja dhe lëvdatat janë të rëndësishme për luanët, është e lehtë për ta të bëhen xhelozë, madje mund të bëhen ‘mizorë’ nëse partneri i tyre distancohet nga gjestet romantike dhe vëmendja. Nëse partneri i tyre i bën lëvdata dikujt tjetër, ata ndihen edhe më keq. Sigurohuni që ta rrethoni një luan me dashuri, kështu ai nuk do të ndihet i neglizhuar në një marrëdhënie.

 

Virgjëresha

 

Virgjëreshat udhëhiqen nga Mërkuri, planeti i mendimeve dhe komunikimit. Jo vetëm që janë kritikë ndaj të tjerëve, por janë edhe ndaj vetes së tyre. Kjo analizë konstante mund të çojë në xhelozi dhe posesivitet kur është fjala për lidhjet romantike. Thjesht kur imagjinojnë mungesën e besnikërisë, mund të bëhen paranojake.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme