Në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, është diskutuar për aderimet e personaliteteve me profesione të ndryshme në parti politike në prag të zgjedhjeve parlamentare.
Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve politike, Armend Muja, i pyetur për aderimet më interesante në parti politike ka zgjedhur tre emra që kanë kaluar në tri parti të ndryshme.
“Më ka bërë përshtypje aderimi te AAK-ja i frizerit Kaci. Më ka bërë përshtypje si rol pozitiv. Është nga personat që kam njohur që 15 vite. Ka qenë subjekt i kritikave por ai është shembulli më i mirë se si depërtohet në Kosovën e pasluftës. Të gjitha sukseset e tija i atribuohen vetvetes së tij dhe sukseseve të tija. Mendoj se ai është shembull i mirë që duhet të promovohet gjithandej sado që shumëkujt profesioni i tij mund të i është dukur i pa përshtatshëm”, tha ai.
“E dyta ishte aderimi i Hajrullah Çekut në Vetëvendosje. Edhe Hajrullahun e kam njohur si shok të studimeve. Mendoj se është pasionant në shoqërinë civile prej një kohe të gjatë. Edhe mua poashtu më ka bërë përshtypje pozitive”, shtoi profesori.
“E mbaj në mend edhe aderimin e Ilir Hajdinit te PDK-ja. Ai është një djalë shumë i talentuar poashtu. Të tjerat nuk i mbaj në mend”, tha ndër të tjera njohësi i çështjeve politike.
I pyetur për aderimin e Haki Abazit në Vetëvendosje, Armend Muja ka thënë se e njeh si ndërmarrës dhe si mbështetës të Vetëvendosjes dhe kritikue i ashpër i Shpend Ahmetit./telegraf/
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...