Pacolli tregon se si u ekstraduan turqit, thotë se Flamur Sefaj pagoi faturën e tjetërkujt

23:08 | 28 Gusht 2019
Arbresh.info

Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli ka folur edhe për ekstradimin e jashtëligjshëm të gjashtë shtetasve të Turqisë në vendin e tyre.

Ai e pranon se ka qenë gabim i gjithë procesi dhe se fajtorët duhet të vihen para drejtësisë.

“Fajtorët duhet të japin llogari. Por mund të them se Flamur Sefaj, një djalë shumë mirë i edukuar, pagoi faturën e tjetërkujt”, thotë kryetari i AKR’së në T7.

Pacolli atë kohë mbante pozitën e Minsitrit të Punëve të Jashtme, ndërsa Flamur Sefaj ishte Ministër i Punëve të Brendshme. Sefaj ishte shkarkuar nga pozita e tij pas këtij skandali.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme