Google ADS

Ajaxi kualifikohet në Ligë të Kampionëve

23:04 | 28 Gusht 2019
Arbresh Info

Ajaxi ka siguruar një biletë për ndeshjet në UEFA Ligë të Kampionëve

Pas fitores me rezultat 2 me 0 ndaj APOEL-it mbrëmjen e sotme (e mërkurë), kamponi i Holandës ka siguruar një vend në fazën e grupeve të UEFA Ligës së Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.

Skuadra që tronditi të gjithë në futbollin evropian sezonin e kaluar duke eliminuar gjigantët si Juventusi dhe Real Madridi gjatë rrugëtimit të tyre për në gjysmëfinale ka arritur sonte të sigurojë një vend në fazën e grupeve të kompeticionit kryesor të UEFA-së.

Ndeshja e parë ndaj mes dy skuadrave e zhvilluar në Qipro përfundoi pa gola.

Sidoqoftë, Ajaxi arriti të shfaq kualitetin e tyre në stadiumin Johan Cruijff Arena duke siguruar fitore bindëse.

Alvarez realizoi golin e epërsisë në minutën e 43′ pas një super asistimit nga largësia nga Ziyech, ndërsa goli i dytë u shënua nga Tadic në minutën e 80′.

Shorti për fazën e grupeve në Ligë të Kampionëve tërhiqet nesër dhe portali Arbresh.info do t’iu mbajë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme