Ndërpritet përkohësisht ndeshja Nice v Marseille për shkak të një baneri homofobik në tribuna

22:53 | 28 Gusht 2019
Arbresh Info

Skena tronditëse kanë ndodhur në Francë mbrëmjen e sotme (e mërkurë) gjatë ndeshjes në Liga 1 mes Nices dhe Marseilles që është ndërprerë në mes të pjesës së parë.

Ndeshja u ndërpre nga gjyqtari Clement Turpin pas një baneri homofobik të shfaqur në njërën nga tribunat në stadiumin Allianz Riviera në Nice, transmeton portali arbresh.info.

Loja ishte 0 me 0 në minutën e 27′ kur të gjithë lojtarët ishin udhëzuar të largohen nga fusha.

Fillimisht, për shikuesit ishte e paqartë pse ndeshje ishte ndërprerë.

Megjithatë, gjithçka u bë e ditur me anë të rrjete sociale pak minuta më vonë se baneri ishte shkaku i gjithë kësaj./arbresh.info/


Shikoni pamjet më poshtë duke u larguar lojtarët nga fusha:

https://twitter.com/BestofFootball8/status/1166803201242411010

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme