Këshilltari i Ministrit të Jashtëm, Jetlir Zyberaj ka kërkuar nga Prokuroria e Kosovës të lëshojë urdhër arrest ndërkombëtar kundër Vladimir Cizelj.
Zyberaj ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit ku është përfolur shumë për Vladimir Cizelj duke thënë se “ky kriminel është përpjekur për të shkaktuar dëme edhe ndaj Kosovës”, shkruan portali arbresh.info.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, Jetliri thotë se aktiviteti kriminal i 68-vjeçarit është fytyra e vërtetë e diplomacisë serbe, siç ishte kryerja e krimeve të luftës në Kosovë fytyra e vërtetë e Beogradit.
Postimi i plotë nga Jetlir Zyberaj në Facebook:
Ditët e fundit është folur shumë për Vladimir Cizelj. Ky kriminel i lidhur me rrjetet ndërkombëtare të krimit të organizuar dhe i përfshirë thellë në afera korruptive në të gjithë botën në emër të Ivica Daçiç, është përpjekur të shkaktojë dëme ndaj Kosovës. Ne kemi qenë duke kundërshtuar atë dhe shefin e tij me vite dhe bota ka kuptuar veprimet e pista të Daçiqit dhe të Cizeljit.
Prokuroria e Kosovës duhet të lëshoj një urdhër arrest ndërkombëtar kundër këtij personi, pasi ai ka shkaktuar përmes aktiviteteve kriminale dhe bandave kriminale një sulm ndaj sovranitetit të Kosovës.
Aktiviteti kriminal është fytyra e vërtetë e diplomacisë serbe, siç ishte kryerja e krimevë të luftës në Kosovë fytyra e vërtetë e Beogradit.
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha