Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Novosellë të Pejës, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten si dhe dy vëllezërit e tij.
Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se dy vëllezërit kishin tentuar ta ndalnin vëllanë e tyre, i cili ishte duke rrahur bashkëshorten e tij, ndërsa ai ka përdorur dhunë edhe ndaj tyre
“Policia e Kosovës, konkretisht njësiti policor pranë Stacionit policor në Pejë, me datë 28.8.2019 rreth orës 13:00, është informuar për një rast në rr.’Zenel Podrimqaku’, në fshatin Novosellë-Pejë.
Një person viktimë shkon tek shtëpia e të dyshuarit (vëllait të tij), i cili ishte duke shkaktuar dhunë (rrahur) bashkëshorten e tij, për të ndërhyrë-ndërprerë dhunën që ushtronte i dyshuari ndaj saj. Mirëpo, i dyshuari e sulmon edhe vëllanë e tij viktimë duke e goditur me grushte, dhe ne ndërkohë aty vjen edhe viktima nr.2 (vëllai tjetër), atëherë i dyshuari futet brenda, nxjerr armen gjysmë automatike dhe me të sulmon edhe viktimën nr. 2 duke e goditur me tytë (kondak) të armës, më ç ‘rast i shkakton lëndime të dukshme në anën e djathtë të kokës.
Patrulla e policisë i përgjigjët vendit të ngjarjes, e fut situatën nën kontroll, arreston personin e dyshuar të cilin e sjell në stacionin policor Pejë. Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur edhe Njësiti i Hetimeve i këtij stacioni”, thuhet në njoftimin e bërë nga policia e Kosovës.
Policia bën të ditur se i dyshuari, F.P. i lindur 1970 m/k/sh është intervistuar dhe arma e cila është përdorur në rast është konfiskuar. Pas intervistimit të dyshuarit me urdhër i është caktuar ndalimi policor dhe është dërguar në mbajtje për 48 ore.
Kurse, viktimave iu është ofruar ndihma mjekësore dhe pas intervistimit janë liruar.
Prokurorët nisin hetim ndaj dyshimeve për manipulim të zgjed...
Përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë, Kurti: Kosova u dërgon n...
Bislimi priti në takim zëvendësdrejtoren për Ballkan dhe Evr...
Real Madrid miraton ‘ligjin e heshtjes’ – askush nuk duhet t...
Musliu pas dështimit të Komisionit të AKI-së: Zyba bëri pres...
SHBA-ja, e shqetësuar që Izraeli e ndaloi agjencinë e OKB-së...