Bazuar në planin operativ ,,Mbrojtja e pyjeve 2019”, njësitet policore të Stacionit Policor të Ferizajt të mbështetura nga Njësia për reagim të shpejtë, sot me 28.08.2019,nga orët e hershme të mëngjesit, kanë vazhduar me angazhimin tyre të filluar kohë më parë lidhur me parandalimin e vjedhjeve të pyjeve dhe transportimit ilegal të drunjve.
Falë informatave të siguruara nga tereni, Policia e Kosovës,në malet e fshatit Jerzerc, deri tani ka arrestuar disa persona të kapur në flagrancë duke prerë drunj në mënyrë ilegale.
Janë informuar Inspektorët e Ministrisë së Bujqësisë-Agjencioni Pyjor i Kosovës të cilët do të vazhdojnë procedurat ligjore lidhur me këtë rast.
Apelojmë te qytetarët që mos të furnizohen me dru nga personat të cilët nuk posedojnë dokumentacionin përkatës lidhur me këtë veprimtari.
Për rezultatet konkrete të këtij operacioni, do të njoftoheni pas përfundimit të planit operativ.
INFO SHTESË
Gjatë realizimit të planit operativ ,,Mbrojtja e pyjeve 2019” janë arrestuar 8 persona të dyshuar të cilët janë zënë në flagrancë duke prerë drunj
-Janë konfiskuar 4 traktorë dhe
-4 motosharra
Të dyshuarit janë duke u intervistuar dhe pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit do të merren masat e duhura ligjore.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...