FC Barcelona është afër transferimit sensacional të superyllit Neymar dhe raportet e fundit sugjerojnë se gjiganti ka përgatitur edhe një plan për prezantimin e tij.
Pas takimit fytyrë me fytyrë mes zyrtarëve të dy klubeve të zhvilluar pasditen e së martës në Paris, kampioni i La Ligas shtroi pastaj ofertë për klubin francez ndërkohë që besohet të ketë pasur zhvillime “produktive” nga takimi mes tyre, transmeton portali arbresh.info.
Sipas raporteve të fundmit, Barcelona dëshiron të prezantoj nënshkrimin me yllin e Paris Saint Germainit të enjten.
Ashtu siç është përmendur më parë, Barcelona ka ofruar 140 milionë euro plus anësorin Ousmane Dembele dhe mesfushorin Ivan Rakitic.
Por pavarësisht refuzimit të Dembeles, El Chiringuito pretendon se Barcelona dëshiron të prezantoj nënshkrimin me 27 vjeçarin të enjten.
Kjo do të thotë se një marrëveshje mes klubeve mund të konfirmohet edhe mbrëmjen e sotme (e mërkurë)./arbresh.info/
https://twitter.com/FApor_elmundo/status/1166715868514066433
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...