Hoxhaj thotë se lista e deputetëve të PDK’së do të jetë befasi e madhe

19:10 | 28 Gusht 2019
Arbresh.info

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se partia të cilës ai i takon nuk bën kompromis për postin e kryeministrit, duke thënë se posti i kryeministrit i takon PDK-së.

Në emisionin Frontal të Televizionit 7, ai ka thënë se posti i kryeministrit është i panegociueshëm dhe se PDK do të shkojë e vetme në zgjedhje të parakohshme të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Gjithashtu, Hoxhaj potencoi se lista e deputetëve të PDK-së do të jetë një befasi e madhe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme