Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se pas kandidaturës së Vjosa Osmanit për kryeministre nga kjo parti, në Facebook kanë filluar të hapen faqe të rreme në emër të saj.
Në faqen zyrtare të LDK-së, në Facebook, shkruhet se kjo faqe është falso si dhe nuk përfaqëson as kandidaten për kryeministre dhe as LDK-në, derisa, të njejtën e kanë raportuar te organet e rendit dhe ligjit.
“Kjo faqe është falso dhe nuk përfaqëson as kandidaten për Kryeministre Vjosa R. Osmani dhe as LDK-në. Faqja mbledhë jashtligjshëm të dhënat personale të vizitorëve. Faqja është raportuar tek organet e rendit dhe ligjit”, shkruhet në njoftimin e LDK-së.
Faqja “Vjosa Osmani shpëtimi i Kosovës” figuron se është hapur me datë 28 gusht, derisa, numëron deri më tani, 778 ndjekës.
https://www.facebook.com/LDKzyrtare/posts/2254382444873019?__xts__[0]=68.ARBm67YVFL3g_dDaAfs1Wq4Nx3exXhUka3FzjjQKPYLGVR14z4tCSq4XX5H9cYOkt1lPo6d4rvALo5gH9k1-__OwWilpSAQ4kkoQmYfnJg2wK64yS-6t1lWR7NyLYV5aylmT9k_8tDds9NdLB3cDmhdAhy_2hU1poc5tffjSYV31OqMRq-txjaASbnJMWLTVwrw1jgGLomOtKXni09UndawZPlGhy082wsdTm1w72w7j5IkB_Cklzixo6E-003mpjyfQVxMVROUcGMbr4NcmqgSFN-xoaI7Etv_Exe3kTdU9B0u1ow0qumNcszQ5w93gH_ltzdcD-isx2Z-HRP4Jtxddk_V4Tg&__tn__=-R
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...