Alexis Sanchez arrinë në Milan për teste mjekësore

17:02 | 28 Gusht 2019
Arbresh Info

Sulmuesi i Manchester United, Alexis Sanchez ka arritur në Milan për të kryer testet mjekësore para finalizimit të transferimit në formë huazimi te Interi.

Informatat e fundit vijnë përmes rrjetit social Twitter nga gazetari italian Gianluca di Marzio, i cili njoftoi gjithashtu edhe për marrëveshjen e arritur mes klubeve mbrëmjen e kaluar, transmeton portali arbresh.info.

Di Marzio raporton se kalimi në formë huazimi te Interi i reprezentuesit kilian është i pashmangshëm dhe lojtari në fund të marrëveshjes i bashkohet klubit në formë të përhershme.

30-vjeçari nuk dukej se do të kishte minuta nën udhëheqjen e Ole Gunnar Solskajerit këtë sezon, prandaj largimi i tij besohet të jetë i favorshëm për të

Bashkimi me trajnerin Antonio Conte duket një lëvizje e duhur për të për të rikthyer karrierën e tij, madje edhe pse duket e pamundshme për rikthim në nivelin që ishte te Arsenali./arbresh.info/

https://twitter.com/IFTVofficial/status/1166722515621863424

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme