Pasi parkuan një tank lufte në dyert e stadiumit të tyre, tifozët e Crvena Zvezdas kanë hipur mbi të së bashku me lojtarët për të festuar kualifikimin e tyre në Ligë të Kampionëve.
Skuadra serbe arriti në fazat e grupeve të UEFA Ligës së Kampionëve për të dytin sezon radhazi pas barazimit 1 me 1 ndaj kampionit zviceran Young Boys mbrëmjen e së martës, transmeton portali arbresh.info.
Skuadra nikoqire mori epërsinë me anë të Aleksa Vukanovic vetëm disa minuta para se të shënohej një orë lojë teksa autogoli nga El Fardou Ben Nabouhane nëntë minuta para përfundimit ngjalli një përfundim të tensionuar.
Por, Crvena Zvezda arriti të kualifikohet me anë të avantazhit që dhuron goli si mysafirë pas barazimit në takimin e parë 2 me 2 në Zvicër.
Pas ndeshjes të së martës, tifozët e Crvena Zvezdas iu bashkuan më vonë paradës në rrugë në kryeqytetin serb duke hipur në një tank të blinduar.
Ende mbetet e paqartë se kush ofroi transportuesen e trupave dhe tankën T-55, e cila ngjalli reagime të ashpra në Kroaci sepse ata thonë se simbolizon ushtrinë serbe gjatë intervenimit të ndarjes së përgjakshme të Jugosllavisë në vitet e 90’ta.
Tifozët e Dinamos së Zagrebit u përgjigjën duke parkuar një traktor të ndryshkur përpara stadiumit të tyre në kryeqytetin kroat.
Traktori simbolizon largimin e qindra mijëra serbëve nga Kroacia në vitin 1995 gjatë një ofensive të ushtrisë kroate për të marrë territorin e rrethuar nga rebelët serbë në fund të luftës për pavarësi. Ata u larguan kryesisht me traktorë nga kjo pjesë.
Dinamo u kualifikua gjithashtu në fazat e grupeve të Ligës së Kampionëve pas barazimit 1 me 1 kundër Rosenbourgut të martën./arbresh.info/
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...