Google ADS

Infermierja shkon në vendin e aksidentit, gjen burrin e saj të pajetë

15:55 | 28 Gusht 2019
L G

Kalon në krizë nervore pasi gjen bashkëshortin e vdekur.

Një infermiere ka kaluar krizë nervore nga tronditja teksa pas mbërritjes në vendin e aksidentit, gjeti të pajetë njeriun me të cilin kishte vendosur të kalonte jetën.

Mesditën e së hënës, Onurcan Çelebi humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një shtyllë elektrike në anë të një rruge në Aksaray të Turqisë. Nga përplasja e fortë 30-vjeçari humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa i plagosur mbeti nipi i tij 9-vjeçar.

I mituri u dërgua menjëherë me ambulancë në Spitalin e Aksarayt, ku punon si infermiere bashkëshortja e Onurcan Çelebi, Necla. Me të mësuar për aksidentin, ajo u nis për në vendngjarje, ku edhe gjeti bashkëshortin të pajetë.

“Më ktheni bashkëshortin ose më vrisni edhe mua”, u tha Necla shokëve të saj të ekipit të urgjencës pasi nga tronditja e madhe kaloi në krizë nervore.

Sipas agjencisë së lajmeve “DHA”, mjekët i dhanë disa qetësues dhe e dërguan të renë në spital me ambulancë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme