Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka mbajtur sot konferencë për media lidhur me reformën në arsim dhe riorganizimin e shkollave në Kamenicë.
Kryetari Kastrati tha se reformën do ta fillojnë gradualisht gjatë këtij mandati nga data 2 shtator.
“Reformën duhet ta bëjmë gjatë këtij mandati, që ta bëjmë në një pjesë ku qytetarët e kuptojnë të mirën dhe dobitë. Jemi të vendosur që këtë ta shtyjmë deri më fund, fillojmë nga dy shtatori me implementim gradual” tha Kastrati.
E këtë reformë që nga fillimin deri më tash Kastrati e sheh si të nevojshme.
“Nevoja për reformë në komunën e Kamenicës është shumë e madhe janë 25 klasë që kanë vetëm nga një nxënës për një klasë, janë 6 shkolla që kanë më pak se 5 nxënës, më shumë se gjysma e shkollave kanë më pak se 5 nxënës për klasë. Kjo është gjendja në komunën tonë, kemi punuar më shumë se një vit. Kemi kuptuar që për me pas edukim të shendosh nuk duhet me pas më pak se 20 nxënës në klase” tha
Këtu Kastrati i sheh vetëm tri sfida me të cilat mendon se mund të përballet.
“Janë tri sfida: Transporti, mësimdhënësit dhe e treta për prind dhe fshatin lëvizja në një fshat tjetër” tha Kastrati
Për në fund Kastrati pati një lutje për kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jashari, për të cilin tha se po e përdor këtë reformë për arsye politike./Arbresh.info/
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...