Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi ka bërë të ditur se është shënuar rritje e shfrytëzimit të pakove të ofruara nga Vala.
Istrefi përmes një postimi në facebook ka shkruar se vetëm për ter muaj në pikën e Valës në shesh ka pasur ngritje të të hyrave mbi 28%.
“Ndihem jashtëzakonisht i lumtur me faktin që produktet dhe shërbimet e Telekomit të Kosovës janë shfrytëzuar nga bashkëatdhetarët tanë dhe nga vizitorët e huaj brenda këtij sezoni veror. Kjo dëshmohet më së miri nga të dhënat zyrtare të frekuentimit dhe shitjes, veçanërisht në Pikën kryesore të Vala-s në Sheshin “Nëna Tereza” në kryeqytet, ku vërehet një rritje e konsiderueshme e kërkesave për shërbimet tona. Sa për ilustrim në tre muajt e fundit, saktësisht për periudhën Maj, Qershor dhe Korrik, Qendra e Biznesit Vala në Shesh, rezulton që ka pasur ngritje të të hyrave mbi 28 për qind dhe ky trend pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve të fundit të muajit gusht. Jo vetëm në pikat e shitjes në Prishtinë, por edhe në të gjitha qendrat regjionale është vërejtur një rritje e ndjeshme e shfrytëzimit të pakove të kombinuara me numrat PrePaid dhe PostPaid”, ka shkruar ai.
I pari i Telekomit ka shtuar gjithashtu se Vala ka ofruar kampanja speciale për bashkëatdhetarë dhe pushues në bregdetet shqiptare e vendete regjionit.
“Siç dihet për të mirëpritur dhe për t’ua lehtësuar sidomos bashkëatdhetarëve tanë qëndrimin në vendlindje, VALA ka organizuar kampanja speciale nëpër të gjitha qytetet e Kosovës dhe në pikat kufitare. Gjatë këtij sezoni veror, VALA ka ofruar oferta atraktive për të gjithë konsumatorët që kanë vizituar Kosovën apo që kanë pushuar në bregdetin shqiptar apo në vendet e regjionit duke shfrytëzuar shërbimet e telefonisë mobile dhe internetit të shpejtë. Edhe sivjet ne arritëm që duke prezantuar ofertat tona tepër të mirëpritura nga të gjitha grupmoshat e konsumatorëve, bëmë që VALA të ishte prezent kudo në çdo cep të Shqipërisë dhe se konsumatorët tanë ishin shumë të kënaqur me shërbimet tona, e kjo gjë na bëri që sot të shprehim falënderimin e thellë për të gjithë diasporën dhe pushuesit, të cilët i qëndruan besnik shërbimeve dhe produkteve të Telekomit të Kosovës”, ka përfunduar Istrefi./Arbresh.info/
Kroacia shkon në Zgjedhje Presidenciale
Haradinaj me tubim në Kamenicë, prezanton kandidaturën e Fat...
Sylvinho me dy ndryshime të mëdha, starton Daku e Muçi
Rovena, Leo, Kevin dhe Gjesti diskutojnë për situatën e Dian...
Komuna kërkon intensifikimin e punimeve në vazhdimin e Rrugë...
FSHF-ja do ta nderojë 14-vjeçarin që u nda nga jeta në Shqip...