Vigan Qorrolli, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare ka kritikuar heshtjen e anëtarëve të Akademisë së Shkencave të Kosovës dhe të profesorëve elitar karshi zhvillimeve në Kosovë.
Ai gjithashtu përmes një postimi në facebook ka përmendur shembullin e një grup shkencëtarëve që kanë vdekur duke refuzuar të hanin fara gjatë Luftës së dytë Botërore.
E sipas tij edhe ata shqiptarë mund të kenë vdekur për shkak të konformizmit apo për shkak se i ruajnë farat.
“Gjatë rrethimit të Leningradit në Luftën e Dytë Botërore, një grup shkencëtarësh sovjetikë paketuan dhjetëra paketa farërash (farë bimore) dhe i vendosën ato në bodrumin e Muzeut Hermitage, në përpjekje për të mbrojtur bankën më të madhe të farërave në botë. Ata refuzuan të hanë ndonjë prej tyre dhe deri në fund të rrethimit në pranverën e vitit 1944, nëntë prej tyre vdiqën nga uria. Disa prej akademikëve tanë, anëtarë të Akademisë së Shkencave të Kosovës por, edhe disa profesorë egalitar të Universiteteve publike të Kosovës, janë po njësoj si këta shkencëtarët sovjetik të farërave. Deri sa të mos guxojnë të flasin për gjërat e rënda nëpër të cilat po kalon Kosova dhe shoqëria jonë — ata edhe mund të kenë vdekur. Por na s’e dijmë pse kanë vdekur. Për shkak të konformizmit apo për shkak se po i ruajnë farërat e veta”, ka shkruar Qorrolli./Arbresh.info
Rovena, Leo, Kevin dhe Gjesti diskutojnë për situatën e Dian...
Komuna kërkon intensifikimin e punimeve në vazhdimin e Rrugë...
FSHF-ja do ta nderojë 14-vjeçarin që u nda nga jeta në Shqip...
Çfarë parashikon doktrina e re bërthamore e Rusisë?
Edi dyshon: Kur vjen motra me të thanë për babë nuk është mi...
Lirohet pa akuza gruaja iraniane që u zhvesh në shenjë prote...