Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje duhet t’i bashkohet LDK-së në ndërtimin e një epoke të re të qeverisjes.
Ajo pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë ka thënë se udhëheqja e qeverisë duhet të jetë nga LDK-ja.
Edhe ish-deputeti i kësaj partie Arben Gashi në një prononcim për Gazeta Blic ka theksuar se është pro një koalicioni të tillë por me kryeministër nga radhët e LDK-së.
“Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së dje ka marrë vendim që kryetari është i autorizuar për me bisedu me Vetëvendosjen, të tjera detaje do të bëhen publike kurdo që ka një marrëveshje, nga vetë kryetari i partisë. Unë personalisht e përkrahi një marrëveshje me VV-në, por kërkesë e Këshillit të Përgjithshëm është që kryeministri të jetë nga radhët e LDK-së” ka thënë Gashi për Gazeta Blic.
Por nga subjekti politik LVV si duket nuk pajtohen që posti i kryeministrit të jetë nga radhët e LDK-së.
Menjëherë pas Mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së erdhën reagime nga VV-ja që nuk pranojnë kryeministër tjetër përveç Albin Kurtit.
Ish-deputetja e kësaj partie Arbërie Nagavci theksoi se në ç’kapjen e shtetit nga Klani Pronto nuk mund të udhëheq LDK.
Rovena, Leo, Kevin dhe Gjesti diskutojnë për situatën e Dian...
Komuna kërkon intensifikimin e punimeve në vazhdimin e Rrugë...
FSHF-ja do ta nderojë 14-vjeçarin që u nda nga jeta në Shqip...
Çfarë parashikon doktrina e re bërthamore e Rusisë?
Edi dyshon: Kur vjen motra me të thanë për babë nuk është mi...
Lirohet pa akuza gruaja iraniane që u zhvesh në shenjë prote...