Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shkarkuar drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prizren, Gani Gërmizaj.
Siç bën të ditur Haskuka, vendimi për shkarkimin e tij është marrë për shkak të parregullsive në themelimin e komisioneve për konkurse të hapura pranë kësaj drejtorie.
“Komisionet intervistuese, të themeluara me vendim të drejtorit, nuk kanë qenë në përputhje me ligjin për shkak se, sipas ligjit mbi arsimin parauniversitar dhe udhëzimin administrativ, ndër të tjera në komisionet përzgjedhëse një nga anëtarët duhet të jetë drejtori i shkollës përkatëse. Ky është interpretimi ligjor nga Drejtoria e Inspektoratit të Arsimit dhe Departamenti Ligjor pranë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, nga të cilët kam kërkuar interpretim ligjor, si pasojë e shumë ankesave që kam pranuar lidhur me konkurset e fundit”, ka deklaruar Haskuka.
Ai thotë se nga drejtori ka kërkuar që t’i respektojë rregullat që burojnë nga ligjet, në mënyrë që të ketë një proces të drejtë dhe të ligjshëm në përzgjedhjen e mësimdhënësve.
“Përkundër kërkesës sime ai nuk ka ndërmarrë këtë veprim, andaj me keqardhje më është dashur që të ndërmarrë masën e fundit, shkarkimin e tij”, thotë kryetari i Prizrenit.
“Sistemin e arsimit të cilin e kemi trashëguar ka qenë në gjendje të keqe, gjë që kërkon shumë angazhim dhe punë prej të gjithë akterëve në mënyrë që fëmijëve tanë t’iu ofrojmë shkollim cilësor. Prandaj së shpejti do të kërkoj formimin e komisioneve të reja, në mënyrë që të kemi një proces të mirëfilltë në përzgjedhjen e mësimdhënësve”, ka përfunduar Haskuka.
https://www.facebook.com/mhaskukaa/posts/733973977074115?__xts__[0]=68.ARDGXFyl7O8tccx2AW-nUpSCUPMEFb8yNA5kY3nL_JHQy-yAIXwVHhN0lf3LObt0ZKa_hgpSPlHdSHVzxohaiB4AlE-W0CMm6FHB9sWu7Hwf0BCE3trE5ilkFdTJMO4rcm0WGziDeLgYHCZ3vOfjbbRqZHxx2IaqGhlWp5O-l6D8tGDAxQl6_EQDVH9W4VmIFpRc2_4D99BvY6Yv64_yJserbS74j1AaOLJG1MMFIIivfZZz3txE-73df_jzqeiAK0xDLAxc7AEqo6MCyZU4ZgcNJY7DTxh24VOQFAfNZ5Fw6TWUkbeEIHZwWlO2ev0kU4Fe7_hKWG2BBSo_WnA&__tn__=-R
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin