“Mos gaboni me ik”

09:24 | 28 Gusht 2019
Arbresh Info

Nënkryetari i Lëvizjes për Drejtësi Beni Kizolli, i bënë thirrje të rinjve për të mos ikur jashtë vendit … se ata që shkatërruan shtetin po premtojnë zhvillim?!

“Mos gaboni me ik!

… se këta që shkatërruan shtetin po premtojnë zhvillim?!

Qëndroni edhe pak se nuk u mjaftuan me:

– faljen e 53 milionëve te ENKA, 
– 55 milion blerjen e objektit “strategjik” te rrethi, 
– faljen e borxheve te kompanive, fuqizimin e korrupsionit,
– faljen e tregut ne këto 20 ndaj Serbisë
– faljen 8000 ha toke ndaj Malit te Zi,

kanë nevojë edhe pak për ju!

Mjaft të PANdershëm po tregohen, e mjaft të PANgopur po paraqiten.

Qëndroni në Kosovë!

… por jo për tu viktimizuar e për t’u mundësuar pushtet këtyre të PANdershmeve!

… por, qëndroni për te filluar ndërtimin e një shteti te zhvilluar e një shoqërie te emancipuar që do të kërkojë përgjegjësi prej këtyre të PANgopurve!”

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme