Google ADS

Visar Ymeri komenton kandidimin e Vjosa Osmanit, për kryeministre nga LDK

01:11 | 28 Gusht 2019
Trina Galanxhi

Anëtari i PSD’së, Visar Ymeri, është i ftuar sonte në emisionin DPT te Fidani në T7.

Ymeri ndër të tjera në këtë takim ka folur edhe për zyrtarizimin e kandidaturës së Vjosa Osmanit për kryeministre nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ymeri thotë se kjo është lëvizje që i duhet kohë të dëshmohet se a ka qenë veprim i duhur.

“Me kandidaturën e Vjosa Osmanit partitë e kanë bërë një hap të madh, një hap që do të dëshmojë nëse LDK me të vërtet e mbështet Vjosën”, ka thënë Ymeri.

“E dimë që është dashur kohë që të arrihet një konsensus brenda partisë, si dhe është dashur kohë e gjatë që të arrihet deri kjo kandidaturë. Por uniteti brenda LDK’së është në pikëpyetje dhe kjo pritet të dëshmohet në vazhdim”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme