Dashuria, thonë, bënë që bota të sillet përreth.
Dhe të gjithë ata që kanë qenë në dashuri apo edhe që janë pajtohet më ketë.
Ata të cilët kanë rënë në dashuri së fundmi, janë si alienët të cilët sapo kanë mbërritur në anije kozmike. Ata janë të lumtur gjatë tërë ditës (duke i përfshirë edhe ditën e Hënë).
Por, pse ndodh kjo? Një pjesë e kësaj përgjigje gjendet në shkencë, raporton “FEMIMA”, transmeton lajmi.net.
Dashuria është varësi
Helen Fisher, antropologe në , po ashtu eksperte në biologjinë e dashurisë dhe tërheqjes, ka referuar studimin e saj të parë të njerëzve që ishin të dashuruar dhe të lumtur. Sipas saj, studiuesit kishin gjetur aktivitet në qelizat A10 të zonës ventrale të trurit (VTA) midis subjekteve.
Qelizat A1- janë përgjegjëse në prodhimin e dopaminës –kemikat i lëshuar nga qelizat nervore për të dërguar sinjale të njëri tjetrit. VTA është pjese e sistemit të shpërblimit të trurit që ka të bëjë me dëshirat, motivimin, orgazmën dhe emocionet intensive në lidhje me dashurinë dhe të tjerat.
Ky rajon, në fakt, është i njëjti rajon kur truri bëhet aktiv kur merrni varësi ndaj ilaçeve dhe kjo përfshinë edhe varësinë ndaj dashurisë sidomos në fillimit. Kjo është arsyeja se pse dashuri, njëjtë sikur droga është varësi.
Por, para se të bëheni të varur ndaj një personi, truri juaj bënë shumë punë prapa skenës, në vlerësimin dhe përputhshmërinë ndaj partnerit. Psikologu i shëndetit mendor dhe diversitetit kulturor Dr. Dinesh Bhugra, shpjegon se “Dashuria është e ndikuar nga një numër i madh faktorësh, nga tërheqja fizike te ajo emocionale duke përfshirë me norma të pasura kulturore dhe sociale.
Tërheqja
Tërheqja motivon individët të përqendrojnë përpjekjet e tyre për bashkim me një person të preferuar. Përfshinë nivele të larta të dopaminës (hormoni i lumturisë dhe kënaqësisë).
Por, mbi të gjitha dashuria edhe të lëndon, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm se kë zgjedhim partner për të kaluar pjesën e jetës.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...