Oferta nga Barça për Neymar, PSG jep përgjigje brenda 24 orëve

23:06 | 27 Gusht 2019
Arbresh Info

FC Barcelona sapo ka shtruar një ofertë të re për superyllin Neymar.

Kështu pretendon gazeta franceze Le Parisein, e cila pretendon gjithashtu se Barcelona ka ofruar 170 milionë euro për sulmuesin brazilian, transmeton portali arbresh.info.

Oferta ka ardhur pas katër orësh bisedimesh mes palëve në Paris pasditen e sotme (e martë) me agjentin Pini Zahavi dhe drejtorin sportiv të Barcelonës, Eric Abidal, të pranishëm po ashtu në këtë takim.Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi nuk mori pjesë në takim duke lënë presidentin sportiv Leonardon për të udhëhequr negociatat për kampionët e Francës.

Barcelona ka propozuar ofertë 170 milionëshe për të paguar këtë me dy këste gjatë dy viteve dhe PSG mësohet tani se do të jap përgjigje brenda 24 orëve të ardhshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme