Një 22-vjeçar shqiptar është dënuar në Britani me 3 vite e 5 muaj burg me akuzën e trafikut të drogës.
Mediat angleze shkruajnë se i riu shqiptar Abdul Cakalli, kishte hyrë në Britaninë e Madhe ilegalisht, ndërsa u kap teksa ngiste një makinë tip ‘Vauxhall Astra’ në Southborough pranë zonës së Mançesterit.
Policia britanike i gjeti 22-vjeçarit 42 pako me çamçakëz, brenda të cilave kishte fshehur kokainë.
Nga hetimet e kryera u zbulua se Cakalli kishte falsifikuar edhe një patentë portugeze me emrin Alfred Santos. Ai pranoi akuzat dhe tha se kishte shitur drogë për të shlyer borxhet dhe për siguruar para, të cilat do t’i përdorte për operimin e nënës në Shqipëri.
Megjithatë trupa gjykuese nuk i mori në konsideratë argumentet e shqiptarit. Pas vuajtjes së dënimit ai do të dëbohet drejt Shqipërisë.
Arabia Saudite do të investojë 500 miliardë dollarë në turiz...
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare