Google ADS

Tirana dhe Shkupi kryeqytetet më të ndotura të Evropës

16:45 | 27 Gusht 2019
Arbresh.info

Numbeo vlerëson se për gjashtë mujorin e këtij viti, Tirana është kryeqyteti më i ndotur i Evropës, ndërsa pas saj vjen Shkupi.

Kryeqytetet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Tirana dhe Shkupi, janë zgjedhur kryeqytete më të ndotura të Evropës për gjashtë mujorin e parë të vitit 2019, sipas indeksit të ndotjes që ka publikuar Numbeo, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas indeksit ndotja në Tiranë është më e lartë në mesin e kryeqyteteve të Evropës, në gjashtë mujorin e parë të vitit 2019, duke shënuar 83,72 pikë, nga 82,8 që përllogaritej në fillim të këtij viti.

Për gjashtë mujorin e parë të këtij viti, Tirana është kryeqyteti më i ndotur i Evropës dhe i treti si qytet, pasi në vend të parë renditet qyteti i Tetovës në Maqedoninë e Veriut, ndërsa janë marrë në shqyrtim 82 qytete të Evropës.

Pas Tiranës, kryeqyteti i dytë më i ndotur në Evropës është Shkupi, ku sipas të dhënave të publikuara indeksi i ndotjes në Shkup u llogarit në 82,6 pikë.

Sipas këtij indeksi, qyteti Accra, në Gana, është qyteti më i ndotur në botë, ndërsa qyteti më pak i ndotur i Evropës, është kryeqyteti i Finlandës, Helsinki, me 12,4 pikë në indeksin e ndotjes.

Qytetet e mëdha në rajon vazhdojnë të kenë ende si problem ndotjen, pavarësisht nismave të ndryshme që janë marrë nga institucionet qendrore dhe lokale, për të reduktuar ndotjen, sidomos ndotjen e ajrit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme