Një grup shiit sot kërcënoi se do të shënjestrojë forcat e SHBA-së në Irak mes tensioneve për sulmet e fundit ndaj grupeve të lidhura me Iranin në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Kërcënimi erdhi në një video të postuar në internet nga Jund Al-Imam Al-Hujja, në të cilin një grup i armatosur me maska u shfaq gjatë një stërvitjeje me raketa ndërsa drejtuesi i grupit të armatosur dha deklaratën.
“Bazat ushtarake dhe civile amerikane janë bërë shënjestra të ligjshme për ne”, tha njeriu i maskuar, duke ia drejtuar mesazhin e tij presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Personi në fjalë theksoi se motivi i këtij grupi bazohet në një fetva të klerikut të shquar shiit të Irakut, Kazem al-Haeri, i cili jeton në Iran.
Të premten, Al-Haeri akuzoi Izraelin se po kryente sulme me drone me mbështetje të forcave amerikane në Irak kundër forcave Shiia-Hashd al-Shaabi.
Afërsisht 5.000 trupa amerikane janë të vendosura në Irak pasi SHBA udhëhoqi forcat e koalicionit në 2014 me qëllimin për të luftuar grupin terrorist DEASH.
Javën e kaluar, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi përfshirjen e Izraelit në sulmet kundër objektivave iraniane në Irak.
Izraeli e sheh Irakun si një bazë potenciale në rritje për Iranin. Tel Avivi dhe Teherani konsiderohen si armiq rajonalë.
Izraeli ka kryer disa sulme ajrore kundër objektivave iraniane në Sirinë e shkatërruar nga lufta, ku Teherani mbështet regjimin e Bashar al-Asadit.
Rovena, Leo, Kevin dhe Gjesti diskutojnë për situatën e Dian...
Komuna kërkon intensifikimin e punimeve në vazhdimin e Rrugë...
FSHF-ja do ta nderojë 14-vjeçarin që u nda nga jeta në Shqip...
Çfarë parashikon doktrina e re bërthamore e Rusisë?
Edi dyshon: Kur vjen motra me të thanë për babë nuk është mi...
Lirohet pa akuza gruaja iraniane që u zhvesh në shenjë prote...